Nikollovski: Shumica në Kuvend mund vetëm të zgjerohet!

Zëvendëskryeministri i obliguar për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski, i ftuar në ClickPlus në TV21, deklaroi se deri më tani shumë herë kanë dëshmuar se kanë kapacitet që ta rrisin shumicën në Kuvend.

“Shumica qeveritare, për shkak se edhe vetë isha pjesë e bisedimeve për formim të Qeverisë, ndërsa jam edhe në komunikim me partitë e tjera që janë pjesë e koalicionit të VMRO-DPMNE-së, me të cilët me të vërtetë ndajmë vlera dhe mbështetje për procese kyçe dhe kjo është treguar në periudhën e mëhershme se kemi kapacitet për ta bërë këtë”, u shpreh Nikollovski.

Shtoi se maxhoranca në Kuvend mund vetëm të rritet./TV21