Nga karantina në Mushtisht, Gresa shfaqet me veshje sportive në oborr të shtëpisë

Këngëtarja e njohur shaiptare, Gresa Behluli, disa ditë izolimi po i kalon pranë familjes së saj.

Nga karantina në Mushtisht si e ëma ashtu edhe e bija duket se po e shijojnë në maksimum pamjen në oborr te shtëpisë.

Ditë më parë ishte Shkurtr Fejza ajo e cila e ka publikuar një foto mga atje ndërsa nga i njëjti vend ka pozuar tani Gresa.

Pranë postimit ajo i ka pyetur ndjekësit se nga cili vend po e shohin këtë foto.