Nga izolimi do të dilet pa test të Covid-19, pacientët asimptomatik të lirë nga karantina pas 10 ditësh, ato me simptome pas 20ve

Është përpiluar Protokoll, sipas të cilit pacientët që janë në izolim për shkak të Covid-19, do të dalin pa test kontrollues. Këtë, sot e kumtoi ministri Venko Filipçe. Ai theksoi se ky vendim është sjellë pas analizave të bëra, që kanë treguar se viruset tek testet kontrolluese nuk mund të shkaktojnë infeksion. Nëse pacienti është asimptomatik, izolimi hiqet pas 10 ditëve, kurse për pacientët e infektuar me koronavirus me simptome, masa e izolimit shfuqizohet pas 20 ditëve.

“Qendra hulumtuese e ASHAM-së, sipas propozimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Qendrës Evropiane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve, ka analizuar mbi 10.000 teste dhe sipas analizave, te pacientët me Covid-19 nuk është i pranishëm virus i cili mund të përhapë infeksion 10 apo 20 ditëve pas testit pozitiv.” – deklaroi Venko Filipçe.