Nga hapja e shkollave me prani fizike janë infektuar 40 nxënës dhe 52 mësues

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se më pak se një përqind e nxënësve dhe stafit në shkollat ​​fillore dhe të mesme janë të infektuar me KOVID-19. Nga ky dikaster shtojnë se protokollet janë efektivë për mbrojtje të përhapjes së virusit. Mësimi vazhdon të zhvillohet pa pengesa.

“Sipas raporteve që shkollat ​​i dorëzojnë çdo ditë nw Ministrinw e Arsimit dhe Shkencës, nga numri i përgjithshëm i 259,235 nxënësve në nivelin shtetëror, përqindja e të infektuarve është vetëm 0,06%, dhe nga numri i përgjithshëm i 27,955 mësuesve dhe personelit tjetër, është 0,58%. Në kuadër të mësimdhënies me prani fizike, u regjistruan gjithsej 40 nxënës pozitivë nga koronavirusi dhe 52 punonjës nga stafi mësimor në shkollat ​​e mesme dhe fillore”, thonë nga Ministria e Arsimit.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës apelon deri tek nxënësit, mësuesit dhe prindërit që vazhdimisht të respektojnë masat dhe protokollet për mbrojtje nga KOVID-19./TV21