Nga fillimet e lidhjes, akuzat për përdhunim e deri te divorci, kjo është historia e çiftit Kobe-Vanessa

Ndonëse ndërroi jetë në mënyrë tragjike, Kobe Bryant do të mbahet mend gjatë nga të gjithë. Ai do të kujtohej jo vetëm si një basketbollist legjendar, por edhe si një baba dhe bashkëshort shumë i mirë. Basketbollisti ka një histori të gjatë dashurie me Vanessa Bryant, të cilën e ka njohur që në vitin 1999. Çifti u takua për herë të parë në një moshë shumë të vogël, Vanessa ishte vetëm 17 vjeçe, ndërsa Kobe 21.

Dashuria e tyre lindi që në takimin e parë dhe gjashtë muaj më pas ata u fejuan dhe krijuan një familje shembull. Dyshja ka kaluar një periudhë të vështirë në fillim për shkak të paragjykimeve, pasi Vanessa nuk ishte një vajzë me origjinë afrikano-amerikane. Megjithatë ata i mposhtën të gjitha dhe në vitin 2001 i dhanë fund beqarisë në një ceremoni që prindërit e Kobe nuk ishin dakord. Ata zvarritën pëlqimin  e tyre kundrejt Vanessa-s deri në vitin 2003, kur ajo solli në jetë vajzën e parë, Natalia Diamante. Por, një vit pas dasmës, çifti u përball me një situatë të vështirë. Kobe u akuzua për përdhunim nga një grua dhe u arrestua nga policia. Ai pranoi se kishte  kryer marrëdhënie me gruan, por në mënyrë absolute mohonte qe ta kishte përdhunuar. Në mes të kësaj, e gjitha ajo që habiti publikun ishte Vanessa. Ajo i qëndroi pranë bashkëshortit në çdo moment dhe kur ai mbajti një fjalim mbi akuzat për abuzimin seksual, Vanessa u fotografua teksa e shihte basketbollistin me adhurim, transmeton lapsi.al.

Në mes të fjalimit, Kobe tregoi pendesë për gjestin e tij të ulët dhe falënderoi bashkëshorten për mbështetjen e madhe. Pak ditë më pas, ai bëri tatuazh emrin e saj në shenjë falënderimi dhe i dhuroi një unazë me vlerë marramendëse.

Por në vitin 2011, Kobe u duk se përsëriti edhe një herë gabimin e tij.

Këtë herë gjërat ishin ndryshe, bashkëshortja e tij nuk e besonte dhe ajo mendonte se basketbollisti po e gënjente sërish.

Megjithatë martesa e tyre u shpëtua, Vanessa tërhoqi divorcin dhe tha e lumtur se i kishte dhënë edhe një mundësi basketbollistit.

Që nga pajtimi i tyre, Kobe dhe Vanessa dukeshin më të fortë se kurrë, duke marrë gëzim të madh nga familja e tyre në rritje.

Ata u bënë prindër të katër vajzave dhe më e vogla lindi vetëm 7-muaj më parë.

Por, fati nuk deshi që ata të vazhdonin më tej historinë e dashurisë.

Kobe Bryant ndërroi jetë ditën e djeshme pas një aksidenti me pasoja fatale. Helikopteri i tij u rrëzua dhe mori flakë bashkë, me të ishte edhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna.