“New York Times”: Trump do të tërheqë të gjithë ushtarët nga Afganistani

Sipas burimeve të New York Times, pretendohet se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, planifikon t’i tërheqë të gjithë ushtarët amerikanë nga Afganistani deri në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në nëntor.

Sipas New York Times, zyrtarët ushtarakë në ditët në vijim do t’i japin brifing Trump-it në lidhje me tërheqjen.

Në lajm theksohet se Trump ka kërkuar që tërheqja të përfundojë para nëntorit, por Pentagoni sipas gjitha gjasave do t’i sugjeroj presidentit amerikan tërheqje të ngadaltë dhe të planifikuar mirë.

Zëdhënësi i Pentagonit, Jonathan Hoffman, tha se sipas marrëveshjes që SHBA ka bërë me talebanët, planifikohet që deri në korrik numri i ushtarëve në Afganistan të ulet në 8.600.

Ai nuk ka dhënë detaje për ndonjë planifikim të ri.