Nevzat Halili rikthehet në skenë politike, ja cilën parti e formon!

Lëvizja Ilirida shumë shpejtë do të shndërrohet në parti politike, paralajmëron Nevzat Halili, i cili e drejton këtë lëvizje që nga viti 2004. Lëvizja Ilirida ka mbajtur edhe takimin e parë në funksion të konvertimit në parti politike, në të cilin takim janë dakorduar hapat e mëtjemë për përgatitjen e kongresit të parë.
Platforma kryesore e Lëvizjes së Iliridës do të jetë jetësimi idesë për federalizim të shtetit me metoda demokratike, shkruan Gazeta Lajm.
Kryetari i saj Nevzat Halili thotë se pjesë e programit të Lëvizjes Ilirida është që në çdo vendbanim shqiptar të ketë nga një fabrikë, zgjidhja e papunësisë, ndërsa brenda katër vitesh pritet që të ulet papunësia në 15 për qind, qëndron në platformën ekonomike të Lëvizjes Ilirida.
Arsyeja se pse kjo lëvizje shndërrohet në parti politike është se nuk janë realizuar aspiratat e shqiptarëve.
Nevzat Halili është kryetari i parë i Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD), parti e parë shqiptare e formuar në Maqedoni. Më pas ai formoi Partinë Republikane për Unitet Popullor (PRUP).