Këtë javë pritet të nisë testimi për Covid-19 i 8.200 nxënësve nga shkollat fillore dhe të mesme. Testimi do të bëhet rastësisht nga regjistri i ditarit elektronik dhe me patjetër duhet pëlqimi i prindërve. Skriningu është planifikuar të zgjasë pesë ditë ndërsa çdo ditë do të testohen rreth 1600 fëmijë në shkolla nga ekipet mobile. Testimi në shkollat e mesme dhe fillore, siç shpjegojnë autoritetet, po zhvillohet për të marrë informacion në lidhje me transmetimin e mundshëm të virusit korona në shkolla./TV21
Maqedoni Nesër fillon testimi për Covid i 8.200 nxënësve