Po keqësohet gjendja epidemiologjike në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, ndërsa e gjithë kjo për shkak të mosrespektimit masiv të rekomandimeve për mbrojtje, deklaroi për MIA-n, epidemiologu Mentor Mela.
Duke komentuar të dhënat e sotme për nëntë të infektuar dhe dy të vdekur në këtë territor, Mela ka shtuar se numri është me të vërtetë i madh.




“Në 24 orët e fundit ka pasur nëntë të infektuar të rinj dhe dy të vdekur të moshës 43 dhe 86 vjeç që për zonën tonë me të vërtetë është numër i lartë.
Viktimat janë nga komuna Qendër Zhupë. Numri total i viktimave është rritur në 10, prej tyre katër në fazën e parë dhe gjashtë në të dytën” , ka thënë Mela i cili është udhëheqës i Njësisë së punës në Qendrën për shëndet publik i cili me aktivitetin e tij mbulon dy komunat.Ka shtuar se nëntë raste e reja janë nga 20 testet e bëra, derisa te 11 persona,rezultati është negativ.Edhe më tej, të infektuarit janë të popullatës më të re, apo të moshës prej 20
deri 50 vjeç, por më shumë prej 20-35 vjeç.
Nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin 252, ndërsapër momentin aktiv në sëmundjen janë 85 ku mbi dhjetë janë hospitalizuar në institucione shëndetësore në Shkup. /mia