Nënshkruhen shtatë marrëveshje mes Shqipërisë dhe Turqisë

Shtatë marrëveshje bashkëpunimi janë nënshkruar sot mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Në një konferencë të përbashkët, presidenti turk, Erdogan, dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve, veçanërisht në aspektin ekonomik, raporton Euronews.al.

Marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive:

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetëror të Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit të Shqipërisë.Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e rinisë dhe sporteve ndërmjet dy ministrive të dy vendeve.Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet agjencisë Anadolu dhe agjencisë telegrafike shqiptare.Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.Memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të fatkeqësive ndërmjet drejtorisë së emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë.Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Jashtme të Turqisë dhe Ministrisë se Jashtme të Shqipërisë për bashkëpunimin në fushën e protokollit.Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operës dhe Baletit dhe Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë dhe Ansamblit të Operës dhe Baletit të folklorit shqiptar.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri këtë të hënë.