Nënshkruesi i licencës për bastoret e Mijallkovit do të mbrojë gjuhën shqipe në Venecia?!

Pas rënies së VMRO-DPMNE-së nga pushteti dhe dobësimit të skajshëm të BDI-së, është krijuar një klimë më pozitive për shqiptarët në Maqedoni, në krahasim me kohën kur këto dy parti ishin të forta dhe në pushtet.

Miëpo mbetja e një pjese të atij pushteti në qeverinë aktuale, si duket ende është pengesë që shqiptarët të fitojnë atë që e merituan me votën e tyre në zgjedhjet e fundit parlamentare. Kjo me gjasë vlen edhe për Ligjin për gjuhët, që është një nga ligjet e rralla që është dërguar në Komisionin e Venecias.
Kurse Bujar Osmani, nënshkruesi i vendimit qeveritar për licencën e bastoreve të Mijallkovit, në vend se të japë përgjegjësi se pse kryesisht ligjet që janë në favor të shqiptarëve dërgohen para Komisionit të Venecias, ai mundohet të bëjë reklamë me këtë.
“Rrugës për në Veneci, në sesionin e Komisionit të Venecias ku do të vlerësohet Ligji për përdorimin e gjuhëve. Do e prezantoj pozicionin e Qeverisë se ligji është një reflektim autentik i marrëveshjes së Ohrit dhe i nevojës për të krijuar shtet evropian, multietnik e funkcional”, shkruan Bujar Osmani, duke u munduar të na bindë se është duke bë ndonjë punë të madhe.