Në Veles zhduket një vajzë 13 vjeçare

Në stacionin e policisë së Velesit, mbrëmë një grua 32-vjeçare po nga ky qytet ka raportuar se është zhdukur vajza e saj 13-vjeçare.

Sipas nënës T.I., vajza është larguar nga shtëpia më 10 nëntor rreth orës 20:00.

Zëdhënësi i SPB-s Veles, Verolub Dodevski tha se po punojnë për gjetjen e vajzës.