Në Tetovë evidentohen 75 vepra penale për dhunë në familje

Qendra Analitike në SPB Tetovë gjatë vitit 2020 ka regjistruar 74 vepra penale të cilat kanë të bëjnë në dhunën në familje, 13 raste të kallëzimeve të cilat janë finalizuar me parashtrimeve të kundërvajtjeve, si dhe 170 ankesa. Nga veprat e evidentuara penale më tepër janë për përdorim të forcës fizike dhe shkaktim të lëndimeve trupore, si dhe rrezikim të sigurisë.

“Numri më i madh i kryerësve të involvuar në këto vepra janë meshkuj, para së gjithash bashkëshortë, ish bashkëshortë dhe pa kurorë, djemtë dhe anëtarë të tjerë të familjes, derisa midis ‘viktimave’ të këtij lloji të dhunës më të përfaqësuar janë femra, bashkëshorte, ish bashkëshorte dhe pa kurorë, nëna, motra e më tej. Arsyet më të shpeshta për dhunë në familje vitin e kaluar kanë qenë çrregullime mendore, alkooli dhe disa raste -lëndë narkotike. Numri më i madh i veprave shënohen në tremujorin e katërt (29) dhe të gjitha janë përmbyllur me parashtresa përkatëse”, informoi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Qendra për Ndihmë Juridike pranë Shoqatës “Forumi i Gruas” në Tetovë është organizatë e cila me shërbime falas përpiqet t’u ndihmojë viktimave të dhunës në familje.

Të gjithë kanë marrë këshilla juridike dhe referim në institucionet e përfshira në sistemin për mbrojtje.