Lindja në vaskë me ujë tashmë në botë llogaritet metodë e vjetër. Mirëpo, në Maqedoninë e Veriut kjo metodë është risi ndërsa lindja e parë në vaskë me ujë u realizua në spitalin privat “Plodnost” në Manastir. Kristinka Pajakovska, gjinekologe-akushere sqaron përfitimet e grave që vendosin të lindin në ujë. Mes tjerash, ajo thotë se efekti i ujit gjatë lindjes ul stresin dhe dhimbjet e lindjes. Gjithashtu, gratë që kryejnë lindje në ujë nuk duhet të kenë mbi peshë, sëmundje të zemrës ose veshkave si dhe tension të lartë të gjakut.
Kjo lindje i mundëson lëvizje më të lira, mund të qëndroj në pozita të ndryshme, mund të qëndroj me duar në vaskë, mund të qëndrojë në pozitë gjysmë të ulur ose të shtrirë. Hapësira është më e ngushtë dhe ajo ndihet më e sigurt. Gjatë gjithë procesit të lindjes në ujë pacientja duhet të pijë ujë vazhdimisht dhe mund të konsumojë ushqime të lehta, në sasi të vogël për shkak se ajo dehidron pasi uji i ngrohtë e bën trupin të dehidroj- thotë Kristinka Pajakovska, specialist gjinekolog akusher.
Vaska ku kryhet lindja është përpunuar nga një material me cilësi te veçantë. Ndërsa temperatura e ujit gjatë gjithë procesit të lindjes duhet të jetë 37 gradë, thotë kryeinfermierja Merlinda Dralla.
Dmth para lindjes kemi leje që të rrijë pacientja në ujë dy orë. Pas dy orëve mund ta ngremë pacienten ose vet uji të ngrohet që ta arrij temperaturën e duhur deri në 37 gradë celsius edhe pastaj të përsëritet mënyra derisa të mbaron lindja. Si të mbaroj lindja zbrazet vaska nga uji i ngrohtë, del placenta, pas asaj e marrim pacienten e mbështjellim me peshqirë të ngrohtë dhe e shtrijmë nëse ka nevojë për diçka tjetër- tha Merlinda Dralla, kryeinfermiere
Përveç kësaj, spitali “Plodnost” në Manastir vazhdon të sjell edhe shumë risi të tjera. E fundit dhe e vetmja në vend, sipas drejtorit të spitalit, është testi i skriningut për detektim të virusit HPV edhe të gjinia mashkullore.
Megjithatë, është me rëndësi që jemi të parët në Maqedoni dhe vlerësoj se kjo do të shndërrohet në praktikë dhe rutinë të përditshme. Tani po aplikojmë një metodë të re, marrjen e mostrave të HPV-së te burrat, metodë e cila nuk praktikohet në Maqedoni. Së shpejti do të kemi edhe një risi tjetër, ajo është në fushën e fekondimit In Vitro por do ta mbaj sekret edhe për një kohë të shkurtër dhe më pas do ta zbulojmë- pohoi Tashe Trpçevsk, pr.dr, spitali “Plodnost”, Manastir.
Spitali “Plodnost” në Manastir është i specializuar për gjinekologji dhe akusheri. Personelin e tij e përbëjnë mjek të njohur specialist të gjinekologjisë-akusherisë, neonatologjisë-pediatrisë, anesteziolog dhe radiolog.