Në Spitalin e Strugës nuk ka vend për pacientë me Covid-19, kërkohet alternativë

Dhjetë vendet e parashikuara për pacientët me koronavirus në Repartin Intern në Spitalin e Strugës tashmë janë mbushur.

Për momentin, siç informon drejtori Muhamed Asani, në spital janë shtrirë 13 pacientë.

“Njëmbëdhjetë janë pozitiv me Covid-19, kurse dy po presin rezultatet. Në Klinikën Interne janë planifikuar 10 krevate, por po gjindemi. Po presim spitalin modular Deri sa të vjen, do të përpiqemi të t`i përshtatemi nevojave, deklaroi Asani.

Asani theksoi se spitali ka mundësi të tjera për ri-adaptim të për pacient me Covid 19.

“Po kërkojmë alternativë për kujdes të pacientët me pasqyrë të rëndë Klinike”, tha Asani.

Spitali i Përgjithshëm i Strugës nuk ka Repart për Sëmundje Infektive, kështu që të infektuarit me koronavirus nga Struga dhe rajoni i Strugës janë shtruar në një pjesë të veçantë në Repartin e Brendshëm, i cili ka 30 shtretër, prej të cilëve 10 janë siguruar për pacientët me Covid 19.