Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë caktuar gjithsej 391 sanksione, mes të cilave për vozitje pa patentë shoferi janë 52 persona, ndërsa për tejkalim të shpejtësisë së lejuar të lëvizjes 87 shkelje.
Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi se gjatë ditës së djeshme automjete të paregjistruara dhe me parregullsi teknike ishin 74, shtatë motoçiklistë janë sanksionuar, 92 masa për parkim të padrejtë, ndërsa 11 gjoba janë për mosmbajtje të maskës.
– Advertisement –
“Kontrollet e përforcuara të komunikacionit vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. Apelojmë deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe dispozitat për ta rritur sigurinë në komunikacion”, qëndron në kumtesën e MPB-së.




