Në shkollën e mjekësisë “Pançe Karaxhozov” filloi testi kualifikues

Edhe krahas kundërshtimeve të një grupi prindërish, me vonesë të vogël testimi filloi. Testimet bëhen një pas një, ndërsa përbëhen nga 15 pyetje për secilën nga dy lëndët, deklaro Maja Saliu, drejtoreshë e shkollës së mesme të mjekësisë “Dr. Pançe Karaxhozov” , ku për drejtimin infermiere në gjuhën shqipe sot organizohet testim kualifikues për shkak të numrit të madh të nxënësve me numër maksimal të pikëve (75) nga kuota e parashikuar në Konkursin e MASH-it.
Janë paraqitur 164 nxënës që kanë mbaruar shkollën fillore me sukses 5.00, ndërsa me Konkursin pranohen 102 në tre paralele. Fillimi i testimit për lëndët biologji dhe kimi u caktua për sot në ora 10, por prindërit e revoltuar dhe fëmijët e tyre protestuan dhe kërkonin që të hapet edhe një paralele që të mos ketë test eliminues.
Saliu potencoi se shkolla nuk organizon testim, por vetëm e zbaton, ndërsa organizatorë janë Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për zhvillim të arsimit – e cila i përpunon testet, ndërsa ato përbëhen nga materiali të cilët
nxënësit veçmë e kanë mësuar në shkollën fillore.
Ajo potencoi se në paraqitjen për regjistrim javën e kaluar maksimalisht janë respektuar masat për mbrojtje dhe se kanë marrë mbi 800 paraqitje për të gjithë profilet arsimore në këtë shkollë, ku ka paralele për mësim në gjuhën
shqipe dhe maqedonase.
“Regjistrimin e organizuam me respektimin maksimal të Protokolleve, me ç’rast janë pranuar mbi 800 paraqitje të nxënësve dhe gjithçka zhvillohej në mënyrën më të mirë. Në pajtim me Konkursin të publikuar nga MASH, nëse paraqiten
numër më i madh i kandidatëve seç është paraparë, e me numër të njejtë të pikëve për profesionin shëndetësorë, duhet të mbahet testim kualifikues për lëndët biologji dhe kimi. Kriteret, kushtet dhe afatin i përcakton MASH”
, tha Saliu, duke shtuar se detyra e tyre si shkollë ka qenë të sigurohen kushte për dhënien e provimeve në pajtim me Protokollet nga MASH dhe Komisioni për sëmundje infektive./MIA