Në repartet infektive në vend po mjekohen 604 pacientë me virus

Në 24 orët e fundit në kovid-qendrat në spitalet e vendit është paraqitur se po mjekohen gjithsej 330 pacientë pozitivë dhe suspektivë me koronavirus, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 28 pacientë pozitivë dhe suspektivë me Kovid-19. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 31 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 16 pacientë, në Veles po mjekohen 21 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 45 pacientë pozitivë dhe suspektivë me Kovid-19. Në kovid-qendrën në Ohër janë hospitalizuar 40 pacientë, në Prilep 24 në kovid-qendrën në Gostivar 16, ndërsa në Strugë 24 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë hospitalizuar 22 pacientë, në Koçan dy pacientë, në Kërçovë 12, Kavadar 18, në Gjevgjeli 3 persona, ndërsa në Dibër 13 pozitivë dhe suspektivë me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe suspektivë me koronavirus të cilët po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet e vendit është 604 dhe ka rreth 580 shtretër të lirë spitalorë në kovid-qendrat.

Gjatë ditës bëhen edhe lëshime të pacientëve të shëruar me çka do të lirohen shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet në spitalet klinike disponojnë me vende spitalore tek të cilat ka furnizim me oksigjen. Ministria ka kontroll në gjendjen me kapacitetet dhe nëse ka nevojë repartet do të zgjerohen plotësisht, qëndron në kumtesë.