Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, për periudhën (20.07./21.07) për të mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, gjithsej për 74 persona (TE-50 dhe GV-24) janë përgatitur urdhra për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 të Dekretit përkatës të qeverisë. Gjatë kësaj periudhe, për 35 persona (TE-23 dhe GV-12) janë përgatitur vendime të reja për izolim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, kurse janë kryer kontrolle ndaj 853 personave (TE-586 dhe GV-267) me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar parregullsi në respektimin e këtyre vendimeve.
Maqedoni Në rajonin e Pollogut regjistrohen 74 shkelje për mos-mbajtje të maskës