Në përvjetorin e kapitullimit!

retro

11 Janari i 2019, për shqiptarët e Iliridës është shënuar në kalendarin historik si dita e skllavërisë së re moderne të popullit shqiptar të Iliridës.
Sot më 11 janar 2020, mbusht plot një vit kur të gjithë deputetët shqiptarë të të gjitha subjekteve politike kuklla të ish kryeministrit Zajko, votuan pro amandamenteve për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga ish qeveria, me të cilën shqiptarët ngelën si bashkësi etnike e 20% në kushtetutën e re.

Ndryshimet e fundit kushtetuese ishin një rast mirë për shqiptarët dhe një rast i mirë për partiçkat politke shqiptare për t’u u ”larë nga mëkatet” e së kaluarës siç është MO, e cila sanksionon shqiptarët si bashkësi etnike e 20% të popullsisë që flet atë gjuhë, në vend që ta kushtëzonin qrverinë Zajko me amandamente ku do të përcaktohej statusi i barabartë politik dhe barazia gjuhësore mes shqipes dhe sllavishtes ata zgjodhën heshtjen dhe miratuan propozimet e qeverisë Zajko pa ndryshuar asnjë gërmë mbi statusin dhe barazinë gjuhësore në këto ndryshime.
Me këtë qëndrim të partiçkave tona ra maska e pseudopatriotizmit dhe doli fytyra e vërtetë e partive kuklla të pushtetit që i krijoi.
Provimi në lëndën e patriotizmit shqiptar ata i ngeli njëherë e përgjithmonë në klasë si parti satelite të pushtetit.

Ky ishte rasti për t’i bërë partiçkat tona të denja ndaj kombit dhe liderët e saj burra, por ata dështuan sepse u blen dhe u shitën nga titisti pansllavist Zajko, vëllam i zografit Edvin për ta miratuar Marrëveshjen e Prespës, për t’i kënaqur apetitet greke duke miratuar nënshtrimin si popull nomad pa emër dhe pa identitet për hir të integrimeve europiane.
Pra, në emër të integrimeve europane subjektet politike shqiptare shqiptarëve i bënë gropën, ata më 11 Janar të 2011, nënshkruan skllavërinë e re në kushtetutë duke e lënë nenin famëkeq si bashkësi etnike e 20%!

Ky veprim antishqiptar i subjekteve tona politike është një kthim prapa i çështjes shqiptare dhe i statusit politik inferior të popullit shqiptar në këtë ”dërzhavë” artificiale që qëndron në këmbë me patericat e partiçkave tona politike.
Karta e fundit nacionaliste që përdorën partitë tona u dogj dhe sot garën e radhës nuk kanë se çfarë t’u premtojnë më shqiptarëve në zgjedhjet e 12 prillit.

Medai Shaholli