Në trazirat e djeshme në rrugët e qytetit malazez Nikshiq janë lënduar 22 policë, pasi qytetarët në një marshim protestues kërkuan lirim nga paraburgimi të peshkopit serb Joanikieje, transmeton gazeta malazeze “Vijesti”.
Bëhet fjalë për lëndime më të lehta të policive dhe të gjithë kanë marrë ndihmë mjekësore, ndërsa për gazetën deklaruan nga udhëheqësia e Drejtorisë policore.
Në Nikshiq mbrëmë policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori shok bomba gjatë marshit të protestës, ndërsa qytetarët hodhën gurë ndaj policëve dhe brohoritën “ustashi”, transmeton “Vijesti”.
Policia ka arrestuar një numër të madh qytetarësh, përfshirë një gazetar të “Veçernje novosti”.
Për ngjarjet në Nikshiq, por edhe në tërë Malin e Zi, ku janë arrestuar priftërinjtë e Kishës Ortodokse serbe dhe peshkopi Joanakije, prej mbrëmë intensivisht njoftojnë edhe të gjitha agjencitë e mëdha botërore. Agjencia britanike e lajmeve Rojters dhe agjencia amerikane e lajmeve AP raportojnë se protestat pasojnë pas disa muajsh tensionesh për miratimin e një ligji për lirinë fetare.
Mediat amerikane njoftojnë se ndalimi i klerikut i ka rritur tensionet midis shtetit të vogël anëtar të NATO-s, nga njëra anë, dhe Serbisë dhe Kishës Ortodokse serbe, nga ana tjetër, e cila ka protestuar për javë të tëra kundër një ligji fetar që ata thonë se do ta privojë kishën nga prona e saj. Autoritetet malazeze i kanë mohuar vazhdimisht akuzat.
Agjencia britanike, gjithashtu, nënvizon se protestat në Nikshiq janë rezultat i tensioneve disa mujore midis KOS dhe qeverisë malazeze mbi një ligj që gjoja, mund edhe ta konfiskojë pronën e KOS-it.
Rojters, gjithashtu, kujton se Kisha Ortodokse serbe është bashkësia më e madhe krishtere në Mal të Zi, vend me 620,000 njerëz, anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në BE.