Masat e reja të qeverisë për mbrojtje nga koronavirusi kaluan në Komisionin Parlamentar për shëndetësi, ndërsa në orën 19 e 30 është caktuar senaca për miratimin e tyre. Komisioni gjatë ditës debatoi për amendamentet ndaj Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse dhe i miratoi disa prej tyre.
Gjatë debatit përplasja kryesore mes pushtetit dhe opozitës u fokusua në përgjegjësitë për gjendjen e deritanishme. Deputetët e VMRO-DPMNE-së, kanë fajsuar ministrin Venko Filipçe dhe komisionin për sëmundje ngjitëse për dështim si në menaxhimin e situatës ashtu edhe në parashikimet e dhëna në fillim të pandemisë kur thanë se numri i të prekurve nga KOVID 19 pritet të arrijë deri në 2000, ndërsa sot i afrohet numrit 30 mijë. Kordinatori Nikolla Miceski, akuzoi Filipçen dhe Qeverinë edhe për vonesa në sjelljen e masave të reja për përballim me situatën e krijuar. /SHENJA/
Lajme Në ora 19:30 në Kuvend do të votohen masat e reja