Në moshën 34 vjeçare, ylli televiziv humb jetën në aksident trafiku

Ylli i “Little Women Atlanta”, Ashley Ross ka vdekur në moshën 34 vjeçe pas një aksidenti me veturë, thanë menaxherët e saj sot, shkruan TheSun.

Aktorja e reality-shout, e njohur më mirë si Zonja Minnie, ndërroi jetë pasi lëndimeve që mori aksidenti tragjik me veturë.

Menaxhmenti i saj konfirmoi lajmin në një deklaratë, duke thënë: “Me trishtim të thellë ju konfirmojmë në emër të familjes së Ashley Ross apo ” Ms Minnie “e Little Women Atlanta, vdiq në moshën 34 vjeçare nga lëndimet e mëdha që mori sot nga aksidenti me makinë”.

“Familja me respekt kërkon t’i respektohet privatësia e tyre, ndërsa janë të pikëlluar gjatë kësaj kohe shumë të vështirë”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Ashley mori lëndime serioze kur makina e saj u përplas me një tjetër afër Old National Hwy në Atlanta rreth orës 11:00 të së dielës, njofton People.

Ajo vdiq nga dëmtimet e saj rreth orës 10:30 pas dy ditësh, në spitalin Grady Memorial, i tha faqes publicisti i saj Liz Dixson.

Ashley ishte një nga anëtarët e kastit origjinal të serialit Lifetime, i cili u transmetua për herë të parë në vitin 2016.