Në Mal të Zi sërish është shpallur epidemi në mbarë territorin e shtetit

epa08326927 Health workers wearing protective gear set up a pre-triage tent in front of the Clinical Center of Montenegro in Podgorica, Montenegro, 27 March 2020. Health authorities in the small Western Balkan country have reported 67 confirmed cases of the COVID-19 disease caused by the SARS-CoV-2 coronavirus, as well as one death so far. EPA-EFE/BORIS PEJOVIC

Trupi koordinues nacional malazez për sëmundje ngjitëse (NKT) sërish shpalli epidemi të koronavirusit në territorin e mbarë vendit, me propozim të Institutit për shëndet publike të Malit të Zi, kumtoi Qeveria e Malit të Zi.

Në pajtim me atë, prej sot, vendosen disa masa të reja të përkohshme, përfshirë edhe detyrimin për mbajtje të maskës në ambiente të hapura dhe të mbyllura në mbarë territorin e Malit të Zi, ndërkaq obligimi vlen edhe për fëmijë më të mëdhenj se shtatë vjeç.

Maskat nuk janë të obligueshme në plazh dhe në parqet nacionale, nën kushtin që të mbahet distanca fizike dhe masat e shpallura paraprakisht.

“Tubimet janë kufizuar në mbarë territorin e vendit në maksimum 40 persona në vende të hapura publike dhe në 20 persona në ambiente të mbyllura, me obligimin që të respektohet distanca fizike prej së paku dy metrave.

Gjithashtu ceket se për shkak të rrezikut të lartë ekstrem epidemiologjik nga tubime të caktuara, zbatimi i masave të miratuara më 30 qershor, që kanë të bëjnë me ndalesën për punë të disko klubeve, bareve dhe klubeve të natës, si dhe organizimin e dasmave, maturave dhe ditëlindjeve, është vazhduar deri më 6 gusht.

Zbatimi i masave të miratuara më 7 korrik, me të cilat ndalohet mbajtja e programit argëtues dhe muzikor në objektet hotelierike dhe ndërprerja e punës e komisioneve socialo-mjekësore të shkallës së parë nga sfera e sociales dhe mbrojtjes së fëmijëve në qendrat për punë sociale, është vazhduar deri më 30 korrik.

Kur bëhet fjalë për pjesë të caktuara të vendit, NKT solli masa lehtësuese për disa dhe masa më të rrepta për disa të tjera, varësisht nga gjendja epidemiologjike.