Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë gjatë 24 orëve të fundit evidentoi, dhjetë të sëmurë të rinj nga Kovid-19, prej të cilëve nëntë në Kumanovë, një nga komuna e Likovës njoftuan, sot kompetentët nga institucioni publik shëndetësor. Janë shëruar 74 pacientë nga Kumanova, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.




“Të sëmurët e rinj kishin pasur kontakt me të sëmurë paraprak. U bëjmë thirrje pacientëve që t’i tregojnë kontaktet që të veprojmë me kohë”, deklaroi drejtori i Qendrës Arif Latifi.
Sot janë bërë 22 testime prej të cilëve, 21 përmes “Termini Im” dhe një testim i kryer sipas indikacioneve epidemiologjike.
Që nga fillimi i pandemisë në rajonin e Kumanovës dhe të Likovës, të diagnostikuar me Kovid janë 1.482, ndërsa për momentin aktivë janë 315 raste.