Prej mbrëmë në hotelet në Kodrën e Diellit për herë të tretë janë sjellë persona që kanë arritur në Maqedoni nga më shumë vende për ta kaluar karantinën e detyrueshme 14-ditore në drejtim të
parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Në hotelin Slavia ka 68 persona, ndërsa në hotelin Arena 37.
“Ky është grupi i tretë i personave që kanë hyrë në vend dhe këtu do të kalojnë 14 ditë në izolim të detyrueshëm. Atyre u është kryer kontroll mjekësor nga Qendra Klinike në Tetovë. Të gjithë kanë marrë ushqime, ujë dhe produkte higjienike, sipas procedurave dhe protokolleve të përcaktuara.
Bëhet fjalë për persona që kanë ardhur nga shumë vende, kryesisht nga Zvicra, por ka edhe nga Australia, Izraeli, Brazili”, deklaroi Zharko Nedellkovski nga Hoteli Arena.
Policia e Tetovës kumtoi se një person mbrëmë nuk e respektoi ndalesën e lëvizjes të cilit i janë marrë të dhënat. Do të vijojë një parashtrim i duhur për “mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë” sipas nenit 206 të Kodit Penal. SPB Tetovë, në 24 orët e kaluara vë në dukje se 18 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 4 persona kanë nënshkruar
deklarata për vetizolim.
Maqedoni Në Kodrën e Diellit janë akomoduar 105 persona tjerë në karantinë shtetërore