Në kërkim të rrënjëve Çame (Video)

RAI 3: Në kërkim të rrënjëve çame
Kanali televiziv RAI TRE, në një nga emisionet e fundme të “Radici” (Rrënjët) rrugëton nga Bergamo ku jeton e punon 36-vjeçarja Sonila Alushi, – personazhi ynë, – drejt Shqipërisë, e më tej në “tokën e premtuar”, Çamëri. Ndiqni këtë pjesë emocionuese të përshtatur në shqip nga Konica.al dhe shpërndajeni jo veçse tek miqtë tuaj shqiptarë, por edhe tek ata italianë…për t’i rrëfyer atyre një “copëz” nga padrejtësia çame
Ndiqni çfarë nuk u pa përgjatë këtij dokumentari. INCIDENTI me policin civil grek:

Si u ndalua shqiptarja dhe grupi i xhirimit të Rai 3 të filmon…

Si u ndaluan shqiptarja dhe grupi i xhirimit të Rai 3 të filmonin në Margëlliç?Pak ditë më parë Konica.al solli në shqip një pjesë nga emisioni “Radici” (Rrënjët, faqja tjetër e emigrimit) të gazetarit @Davide Demichelis, ku një ngjarje e shëmtuar ndodhi përgjatë xhirimeve të këtij emisioni, teksa ekipi i RAI 3 kishte kaluar kufirin dhe përballet në hyrje të fshatit Margëlliç (Margariti) nga një polic civil grek.Sonila, përgjatë një interviste të saj është shprehur se “Sikur të mos mjaftonte dhimbja që ndjeva duke parë përsëri ato shtëpi të pajeta, m’u desh të duroj dhe pyetësorin e pakuptimtë e të padrejtë të policisë vendase”.“Gjatë xhirimeve një tip arrogant na ndërpreu punën dhe na shoqëroi në polici”. “Pjesës tjetër të grupit të xhirimit, qytetarëve italianë, iu ofrua edhe kafe! Pra, prej eksperiencës personale dhe të freskët fare, mund të konfirmoj që policia greke e zonave kufitare vazhdon me këto sjellje të ulëta kundrejt ne shqiptarëve, e ky fakt tregon qartë sa shumë u djeg ende Çështja Çame”, është shprehur Sonila Alushi.Sipas saj, kur e pyet për këtë lidhje të trefishtë, mes Italisë-Shqipërisë dhe Çamërisë, ajo shprehet: “Italia ka shijen e bukës, mbi të gjitha atë të bukës së fëmijëve të mi. Tirana është e ëmbël si bakllavaja e mamit, e ëmbël si fëmijëria ime. Çamëria është e hidhur si ullinjtë, si kafeja e gjyshes, si dhimbja e saj!”, është shprehur Alushi, nënë e dy fëmijëve, Enianit dhe Deas.Ndërsa për dokumentarin dhe incidentin në fjalë Sonila është shprehur se, “nuk kishte për qëllim trajtimin politik të kësaj çështjeje, por thjesht tregimin dhe dokumentimin e historisë time… Ju informoj me kënaqësi që mbi këtë fakt do të flitet dhe tregohet më shumë se ç’ishte në planet e mëparshme të RAI-t. Edhe pse na ndaluan në mes të punës, ne gjithsesi arritëm të filmonim aq sa na nevojitej”.“Për Çamërinë, për historinë dhe gjenocidin ndaj të parëve të mi, do të tregohet sidomos nga zëri i gjyshes time, babait, dhe xhaxhait tim. U ndjeva shumë keq për diskriminimin evident që jetuam ne, dy shtetasit shqiptarë, por nga ana tjetër, më vjen mirë që çka i kisha treguar grupit të RAI-t mbi këto sjellje të policisë greke në Çamëri, patën mundësinë t’i vërtetojnë personalisht. Ndaj, po, mbi këtë sjellje do tregohet… Mbi Çamërinë do të flitet dhe në mos gaboj, për herë të parë në RAI 3”.LEXONI më shumë: http://konica.al/2017/07/si-u-ndalua-te-filmonte-ne-fshatin-cam-margellic-ekipi-rai-3-fotovideo/Realizoi: Edmond Prifti

Posted by Konica on Thursday, July 6, 2017