Në Itali nga 4 maji do të zvogëlohen masat kufizuese

Kryeministri i Italisë, Xhuzepe Konte dje deklaroi se nga 4 maji përsëri do të hapen parqet në Itali dhe se njerëzit do të mund t’i vizitojnë të afërmit e tyre që jetojnë në të njëjtin rajon.
Kontë në një fjalim televiziv drejtuar kombit, theksoi se qytetarët duhet t’upërmbahen masave për distancim fizik.
Ai theksoi se kryetarët e komunave mund të vendosin kufizime, se sapersona mund të hyjnë në park, në mënyrë për t’ju shmangur turmave.
Ndërsa, gjatë vizitës së të afërmit të tyre duhet të mbahen maska mbrojtëse, ndërsa festimet edhe më tej do të jenë të ndaluara. “Nëse njerëzit nuk ju përmbahen masave, kurba e të infektuarve mund përsëri të ritet, të del nga kontrolli, numri i të vdekurve të rritet, ndërsa dëmi për ekonominë do të jetë i pariparueshëm”, theksoi Konte.
Ai theksoi se sportistët individual do të mund të kthehen në stërvitje më 4 maj, ndërsa sportistët profesional më 18 maj. Më 18 maj gjithashtu do të hapen bibliotekat, muzetë dhe ekspozitat e artit.
Fabrikat dhe vendet e ndërtimit do të mund të punojnë sapo t’i vendosin masat për shuarjen e koronavirusit të ri. Ndërsa dyqanet do të hapen më 18 maj, ndërsa restorantet, kafenetë dhe sallonet e flokëve do të hapen më 1 qershor.
Në Itali me Kovid-19 janë infektuar 197.675 persona, prej të cilëve 26.644 kanë vdekur, ndërsa janë shëruar 64.928 persona.