Në fjalimin e tij drejtuar eurodeputetëve, ai tha se mungesa e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës ishte çështja më e vështirë në Ballkanin Perëndimor. “Për të pasur një perspektivë të qartë, BE duhet të punojë për të zgjidhur dallimet midis Kosovës dhe Serbisë,” theksoi Borrell. Ai tha gjithashtu se përfaqësuesi i ri special i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, mori detyrën një javë më parë dhe është në kontakt me autoritetet e të dy palëve. “Ai është ende duke krijuar një ekip dhe le t’i japim kohë të shohë se si ai mund t’i ndihmojë të dy palët të vazhdojnë bisedimet,” tha Borrell. Ai shtoi se Lajçak është një diplomat me përvojë, i cili do të angazhohet vazhdimisht në rajon me të gjith a palët, përfshirë OKB dhe SHBA.

Bes Kallaku është i lidhur jashtëzakonisht shumë me gjyshen e tij.

Andaj nuk ka pasur se si të mungojë urimi i veçantë me rastin e ditëlindjes së saj të 81-të.

“Urime ditelindjen e shtrenjta ime. Edhe sot ne 81-vjetorin tend, serish te gjeta duke punuar si gjithmone ne kopeshtin qe te mban gjalle dhe te re, ne kopeshtin qe te perterin shpirtin. Ne kopeshtin ku sa here vijme na mbush me domate, patate, qepe! Urime 18-vjecarja ime. Te kjo foto ke dale si CR7 😂. Te duam shume, dashuria, perqafimi, ngrohtesia, ajo qe na rriti dhe na dha natyrshmerine e fshatit. Bekuar qofshin gjysherit e gjyshet! 🙌🍇. Zoti ju rujt!”, u shpreh ai.

Besi publikon shpesh foto me gjyshen, andaj edhe pranë urimit të ditëlindjes e zgjodhi një për ta publikuar.

Faktikisht ai vlerëson pozitivitetin e gjyshes së tij dhe faktin se është punëtore, andaj e tillë shfaqet edhe në foton e mëposhtme.