Në ditën e dytë si kryeministër, Hoti e pret në takim Kosnettin

Kryeministri i Kosovës, Avdulllah Hoti do ta pres sot në takim, ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

Takimi Hoti-Kosnett do ta mbahet në objektin e Qeverisë në orën 15:45.

Paraprakisht, shefi i ri i ekzekutivit kosovarë që u votua në këtë post gjatë seancës së 3 qershorit do ta mbledh kabinetin e tij qeveritar.

Mbledhja e Qeverisë mbahet në orën 12:00, transmeton Klan Kosova.
Avdullah Hoti e morri zyrtarisht detyrën e kryeministrit gjatë ditës së djeshme krejt i vetëm kjo se në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës ashtu siç nuk ka ndodhur kurrë në Kosovë nuk ishte i pranishëm paraardhësi i tij Albin Kurti.