Në Dibër nuk ka të infektuar të ri me Kovid-19

Sipas të dhënave zyrtare, që kumtuan sot, për gjendjen me koronavirusin në vend, është konfirmuar se në Dibër nuk ka të infektuar të ri, negativ është edhe testi i rastit të fundit i cili ishte prezent në qytet.

“Në qytetin tonë nuk kemi më të infektuar të ri nga virusi i rrezikshëm. Edhe për rastin e fundit që kemi pasur testi i dytë i kontrollit, doli negativ, që do të thotë se edhe ky rast është regjistruar në listën e personave që fituan betejën me këtë virus. Numri i përgjithshëm i infektuar mbetet 51, dy prej tyre janë nga Qendra Zhupë. Fatkeqësisht, katër prej të infektuarve vdiqën” kryetari i komunës së Dibrës, Hekuran Duka.

Potencoi se nuk ka persona në izolim dhe vetëizolim.

Duka, i cili gjithashtu drejton Shtabin operues të komunës, u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të ndjekin me përpikëri rekomandimet dhe masat e autoriteteve, sepse, siç shton ai, “beteja u fitua, por jo lufta me armikun e padukshëm”. /MIA