Në 24 orët e kaluara 13 aksidente në Shkup, një çiklist humb jetën

Një çiklist ka humbur jetën, dy këmbësorë dhe një çiklist janë lënduar rëndë, ndërsa pesë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në gjashtë prej gjithsej 13 aksidente që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rrethinën e Qytetit të Shkupit. Në gjashtë aksidente është shkaktuar dëm material.

Nga komunikacioni, sipas të dhënave të SPB- Shkup policia ka përjashtuar tre automjete të paregjistruara dhe një shofer para së të pajisen me të të drejtën e drejtimit të automjetit.

Më automjetin special “karrotreci” janë larguar 60 automjete.

Janë sanksionuar edhe një shofer i cili ka kaluar udhëkryqin në dritën e kuqe të semaforit dhe një për parakalim jo të rregullt.