Pas largimit të helikopterëve serb për shuarjen e zjarrit, mëngjesin e sotëm nga vendi jonë, janë larguar edhe njësiti territorial i të zjarrfikësve dhe pajisjet tjera kundër zjarrit të dhëna në ndihmë nga Republika e Bullgarisë. Por disa orë më vonë nga Smoljani i Bullgarisë, për ndihmë kanë ardhur nëntë zjarrfikës të tjerë. Derisa vendi ballafaqohet ende me stuhinë e zjarreve, në vend qëndrojnë ekipe për ndihmë edhe nga Republika e Sllovenisë, Austrisë dhe Rumanisë. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me krizat, Stojançe Angellov, thotë se për momentin vendi ka ekipe të mjaftueshme nga jashtë për të ndihmuar.
Nëse vjen deri në eskalim ne kemi në dispozicion edhe mekanizma të NATO-s edhe të BE-së, me të cilat mundemi urgjentisht të fitojmë ndihmë plotësuese. Për momenti kjo ndihmë është e mjaftueshme që të mund të ballafaqohemi me krizën pasi duhet të mbajmë llogari se digjet gjithkund dhe shumë shtete kërkojnë ndihmë- deklaroi Stojançe Angellov, QMK.
Ekipet austriake për ndihmë për shuarjen e zjarrit u vizituan nga Ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir i shoqëruar nga ambasadori i Austrisë ushtruesit e detyrave ambasador të Sllovenisë dhe Rumanisë në vendin tonë, nga oficeri për lidhje i BE-së Radi Hifnavi dhe drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim Bekim Maksuti.
Jam thellësisht i impresionuar nga angazhimi dhe përkushtimi i ekipeve të ndryshme, nga Bullgaria dhe Sllovenia, por edhe nga përkushtimi i komunitetit dhe shërbimeve lokale, ata po na informojnë për situatën dhe ne jemi këtu vetëm për të dëgjuar atë që ata na thonë, por edhe për të shprehur falënderimin e BE-së për kontributin që ata kanë dhënë- pohoi David Gir, ambasador i BE-së.
Kushtet klimatike në një farë forme neve na pengojnë që të kemi një sukses permanent dhe të vazhdueshëm të gjitha atyre vatrave të zjarrit. Mundohemi me të gjitha forcat që kemi me të gjitha kapacitetet të pjesëtarëve të Ekipeve të drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim, ekipeve që kemi të angazhuar me kontratë tek kjo drejtori, zjarrfikësit, punonjësit e pyjeve dhe të pushtetit lokal të përballemi në mënyrën më të mirë të mundshme- tha Bekim Maksuti.
Ditë më parë nga vendi u larguan tre helikopterët serb për shuarje të zjarrit të cilët u zhvendosën për ndihmë në Athinë.



