Ndihma e BE-së për pandeminë, Borrell: Nuk do të humbasin fondet e ndara më parë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se zhvendosja e parave për nevojat e zbutjes së pasojave të pandemisë Covid-19 nuk do të thotë që vendet partnere të BE-së do të humbasin fondet e ndara më parë për ta.

“Asnjë vend nuk do t’i humbasë paratë e ndara më parë nga BE-ja për shkak të zhvendosjes së fondeve në nevojat që ne tani i shohim si përparësi.

Niveli i ndihmës së BE-së për të gjithë do të mbetet i njëjtë, dhe shuma që mund t’i drejtohet secilit vend do të varet nga shkalla e zbatimit të programit”, tha Borrell.

Më parë, Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Olivér Vrrhelyi deklaroi se BE-ja kishte “identifikuar 290 milionë shtesë” për të ndihmuar rimëkëmbjen socio-ekonomike të Ballkanit Perëndimor pas pandemisë Covid-19, raporton Al Jazeera.

“Me më shumë se 700 milionë euro, Unioni do të mbështesë luftën kundër koronavirusit në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Várhelyi në llogarinë e tij në Tëitter.

“Për nevojat e menjëhershme 38 milionë, 374 milionë euro për rialokimin e asistencës bilaterale dhe 290 milionë euro janë për rikuperimin socio-ekonomik të rajonit”.

Në Bruksel, ata shpjegojnë se fondet për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor për të luftuar Covid-19 janë ndarë nga fondet ekzistuese të ndihmës para-pranuese (IPA).