Ndërron jetë gruaja e Adem Demaçit

Gruaja e veprimtarit Adem Demaçi, Xhemajlie Demaçi ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në moshën 79-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur nipi i Demaçit, Gurec Jashari, përmes Facebookut. Xhemajlie Demaçi ka qenë mësuese.

Adem Demaçi, i cili vdiq më 26 korrik të vitit 2018 në moshën 82-vjeçare, ia dedikoi jetën e tij përpjekjeve për liri, drejtësi dhe barazi në Kosovë.