Khan, i cili kishte një sërë suksesesh në projektet anglo-amerikane duke përfshirë Slumdog Milioner, Life of Pi dhe Jurassic World, ka vdekur në Mumbai, shkruan The Guardian, transmeton lajmi.net.
Irrfan Khan, aktori me origjinë indiane që arriti sukses të konsiderueshëm në Bollywood dhe në perëndim, vdiq në moshën 53.
Ai ishte pranuar në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin Kokilaben të Mumbai-it të martën me një infeksion të zorrës së trashë.
Në mars të vitit 2018, ai zbuloi se ishte diagnostikuar me një tumor neuroendokrin, por pas një trajtimi të gjerë u rikuperua mjaftueshëm për të xhiruar Angrezi Medium, filmi i cili do të rezultojë të jetë i fundit i tij, publikimi i të cilit është shtyrë për shkak të pandemisë koronavirus.
Për audiencën anglisht-folëse ai njihet për rolin e inspektorit të policisë në “Slumdog Millionare”.
Khan u lind në Saahabzaade në Jaipur në vitin 1966, ishte djal i shitësit të gomave, ai shkoi në shkollën e dramës.
Aktori njihet për rolet e tij në shumë projekte filmike.