Me hidhërim të thellë morëm vesh lajmin e vdekjes së Dr. Reshat Ymerit, një ndër mjekët më konktributdhënës në Luginë të Preshevës, njoftoi kryetari i Këshillit të Komunës së Preshevës, Sami Salihu. “Nuk do të harrojmë asnjëherë angazhimn e tij, gjatë Luftës Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës por edhe konktributin e tij si këshilltar në Kuvendin Komunal të Preshevës. Në emrin tim personal, por edhe institucionit që përfaqësoj, Kuvendin Komunal, i shprehim ngushëllime të sinqerta familjes së tij dhe të gjithë atyre qe e njohën”, ka shkruar Salihu për mjekun tashmë të ndjerë.
Kosovë-Shqipëri Ndërroi jetë një ndër mjekët më të njohur në Preshevë, ndihmoi UÇPMB-në