Ndërpritet seanca për shpërndarjen e Kuvendit

Edhe përkundër që u miratuan ligjet e parapara dhe pritej në çdo moment shpërndarja e Kuvendit, kreu i këtij institucioni Talat Xhaferi shtyu seancën për shpërndarje dhe thirri seancë tjetër në të cilën janë Ligji për shërbimet audio dhe audiovizuele. Kjo seancë është caktuar për në ora 15:30 minuta dhe pas kësaj menjëherë pritet të vazhdohet seanca në rend dite të së cilës është shpërndarja e Kuvendit.