Ministria e Arsimit ka marrë miratimin, nga Qeveria për ndërtimin e fakulteteve të pambaruara të UKM-së. MASH ndërpreu kontratën e ndërtimit me “Beton – Shtip” në qershor, sepse nuk e kanë respektuar afatin për ndërtimin e fakulteteve të Edukimit Fizik dhe Shkencave të Informacionit. Ata i kanë aktivizuar garancitë bankare. Sidoqoftë, ndërtimi i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe FINKI nuk do të vazhdojnë menjëherë.
Pas paraqitjes së një raporti, nga Autoriteti Mbikëqyrës për punimet e ndërtimeve të parealizuara për objektet e përmendura, ishte përgatitur Informacion për Qeverinë më 28.10.2019, me një kërkesë për një prokurim publik shumëvjeçar, me qëllim të përfundimit të objekteve, me ç’rast Qeveria miratoi përfundim për vazhdimin e ndërtimit në bazë informacionit të paraqitur. dhe, pas pajtimit nga Ministria e Financave (pasi që janë në pyetje buxhetet e disa viteve fiskale), MASH do të shpall një Prokurim Publik”-thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Ndërtimi i fakulteteve u ndalua për gjysmë viti në terren. Në kampusin e UKM-së mbeten karabinat e zbrazëta të fakulteteve. Nuk ka aktivitete ndërtimi. Në portën kryesore të Universitetit ka një tabelë njoftimi, ku thuhet se po ndërton “Beton – Shtip”, një kompani ndërtimi që është në procedurë falimentimi. Objekti FINKI është i ndërtuar vetëm 14%, dhe fakulteti sportiv 16%. Beton – Shtip fitoi një tender prej 20 milion eurosh në vitin 2015. Në atë kohë, brezi i gjelbër në kampusin e UKM-së u rrënua, dhe sot, në vend të kushteve të reja për studentët e sportit dhe informatikës, ky imazh i mirëpret qytetarët akademik, në njërin nga Universitetet më të vjetër në Maqedoni.