Ndërroi jetë intelektuali dibran, Burhan Skikuli

Në moshë 74 vjeçare ka ndërruar jetë veterani i arsimit dhe shkrimtari i njohur dibran, Burhan Skikuli.
Siç kanë njoftuar miqt e tij, profesor Skikuli ka ndërruar jetë sot, si pasojë e infektimit me koronavirus.
Ndarja e tij nga jeta ka mallëngjyet dibranët si në vendlindje, poashtu edhe në diasporë. Me mesazh mjaft emocionues ndarjen nga jeta të profesor Skikulit, e ka komentuar edhe veprimtari dibran në Nju Jork, Ylber Pilku.
“Profesor Skikuli ishte miku i gjithë dibranëve. Ne diaspora i jemi mirënjohës për poezitë e tij të mrekullueshme kushtuar vendlindjes, poezi që mbanin gjallë lidhjen emocionale të mërgimtarëve me Dibrën. Dibra sot humbi një njeri të vyeshëm, një energji të pashtershme dhe një shërbetor të palodhur të çështjes dirane.
Qytetit tonë do ti mungojë shumë buzëqeshja, butësia dhe urtësia e profesor Skikulit. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të dhe Zoti e shpërbleftë me gradat më të larta të Xhenetit”, shkruan Pilku në mesazhin dedikuar profesor Skikulit.