Ndalohet festa në një shtëpi në Shkup, gjenden disa persona

Më 27.03.2021 rreth orër 22:00, oficerët e policisë nga SPB-Shkup kryen një kontroll në një shtëpi familjare në rrugën “Manifesti i majit” në Shkup, në pronësi të I.GJ. (25) dhe M.GJ. ( 20), me të cilën u konkludua se masat për të parandaluar përhapjen e Covid-19 nuk respektoheshin. Ishte organizuar një festë dhe përveç motrës së tyre S.GJ. (19), u gjetën edhe gjashtë persona të tjerë dhe tre të mitur. Pasi çështja është dokumentuar plotësisht, akuzat do të ngriten sipas nenit 206 të Kodit Penal, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme./TV21