Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda në rrugën Shtip – Milladinovci dhe Mavrovë – Dibër

Për shkak të një automjeti të përmbysur, sot prej orës 16:00 është ndërprerë komunikacioni për automjete të rënda ngarkuese në drejtimin rrugor Shtip – Milladinovci.

Siç informuan nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM), ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda ngarkuese ka edhe në aksin Mavrovë – Dibër.

Në drejtimin rrugor Sveti Nikole – Milladinovci, 10 kilometra para Milladinovcit, për shkak të rrëshqitjes dhe shembjes së madhe, komunikacioni është rikahëzuar vetëm në një korsi në gjatësi prej 150 metrave. Në vendin e ngjarjes është vendosur sinjalizim adekuat rrugor. Pjesëmarrësve në komuniakcion u rekomandohet vozitje e kudjesshme.

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, në disa vende më të larta, vende-vende me mbetje të borës në rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë”. Reshje të borës me intensitet të ndryshueshëm vërehen në Kodër të Diellit, Strazhë, Mavrovë, Gostivar, Dibër, Krushevë, Kërçovë dhe në vendkalimet malore Bukovë, Gjavatë dhe Presekë.

Dukshmëri të zvogëluar deri 50 metra për shkak të mjegullës ka në qafën malore Gjavatë.