Nagavci: Thaçit s’i nevojitet më gjendja e jashtëzakonshme, tani e ka Qeverinë e tij

Nënkryetarja e Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë ë se deklarata e sotme e Presidentit Hashim Thaçi se  “urrej gjendjen e jashtëzakonshme” ka qenë e pritur.

Dhe sipas saj janë dy arsye për këtë.

“E para ky person gjithnjë ndërron qëndrimet e tij dhe atë publikisht, njejtë ka bërë dhe me deklaratat e tij për ndryshimin e kufijve”, është shprehur Nagavci përmes Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Dhe e dyta, tani më nuk i nevojitet të shpall gjendje të jashtëzakonshme për të marrë në duar pushtetin ekzekutiv që nuk ia njeh Kushtetuta. Tani e ka Qeverinë e tij që vullnetarisht i jep kompetencat që nuk i takojnë dhe madje përtej kësaj”.