“Na mungoni në sofrën e iftarit”, Behgjet Pacolli kujton me emocion prindërit

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli i ka kujtuar prindërit e ndjerë.

Këtë e bëri nëpërmjet publikimit të një fotografie në llogarinë e tij në Instagram.

Me fjalë prekëse, Pacolli thotë se po i mungojnë në sofrën e iftarit.

“Dymbëdhjetë vitet e fundit, është gjithmonë dikush që na mungon në sofrën e Iftarit, prindërit. Mungesa është e madhe për çdo ditë. Këtë status e ndajë me të gjithë ata të cilëve u mungojnë prindërit.”, ishin fjalët e tij.