Myftiu Tërnava: Besimtarët ta presin festën e Bajramit në shtëpitë e tyre

Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava, iu është drejtuar besimtarëve myslimanë me një mesazh në xhumanë e fundit të muajit Ramazan.

Ai ka theksuar se ky Ramazan i ka privuar besimtarët nga xhamitë për shkak të situatës pandemike, por që qëllimi i vetëm ishte ruajtja e shëndetit publik, derisa adhurimet ndaj Krijuesit secili ka mundur t’i kryej në shtëpitë e tyre, njofton Klan Kosova.

“Myftiu Tërnava tha se me dispozitat e fesë Islame, jemi të obliguar që të respektojmë institucionet përgjegjëse, të respektojmë ekspertët dhe të ruajmë vetën e njëri-tjetrin”.

“Në këto kushte tha myftiu, besimtarët janë të obliguar ta presin festën e Fiter Bajramit në shtëpitë e tyre bashkë me familjen, pa i lënë anash lutjet, ibadetet dhe festën duke respektuar masat e profesionalistëve”.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë nga BIK:

Myftiu foli po ashtu për debatet e zhvilluara rreth çështjes së hapjes së xhamive, duke ritheksuar se Bashkësia Islame e Kosovës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet shëndetësore, po ashtu edhe me njohës të së drejtës së sheriatit.

Nga këto kontakte e takime u vlerësua se rreziku ekziston, andaj duhet të presim edhe një kohë për rihapjen e tyre, në mënyrë që të mos rrezikohen jetët e shumë njerëzve.

Myftiu Tërnava tha se me dispozitat e fesë Islame, jemi të obliguar që të respektojmë institucionet përgjegjëse, të respektojmë ekspertët dhe të ruajmë vetën e njëri-tjetrin.

Në këto kushte tha myftiu, besimtarët janë të obliguar ta presin festën e Fiter Bajramit në shtëpitë e tyre bashkë me familjen, pa i lënë anash lutjet, ibadetet dhe festën duke respektuar masat e profesionalistëve.

Ai në fund uroj që Zoti ti ketë pranuar ibadetet e lutjet në muajin Ramazan, ta ruaj shëndetin, jetën dhe vendin tonë.