Mutacioni i ri i koronavirusit vjen në Greqi, zbulohen katër raste

Autoritetet shëndetësore të Greqisë kanë ngritur shqetësime lidhur me zbulimin e rasteve të koronavirusit me llojin e mutuar, i cili fillimisht u zbulua në Britani dhe shoqërohet me transmetim më të lartë.

Rastet u identifikuan gjatë një inspektimi nga Instituti për Kërkime Mjekësore dhe Bioteknologjike të Akademisë së Athinës. Lloji i ri i koronavirusit u zbulua në testet që iu dorëzuan pasagjerëve të një avioni që mbërriti nga Britania.

Konkretisht, 6 pasagjerë të fluturimit u testuan pozitivisht dhe pas një prove molekulare u zbulua se 4 prej tyre ishin infektuar me mutacionin e virusit, dhe të gjithë do te qëndrojnë në karantinë.

Sipas informacionit të ANT1, lloji i mutuar është identifikuar në 4 raste dhe ky fakt duket se ka kontribuar në vendimin për një bllokim edhe më të rreptë të shpallur nga qeveria për javën e ardhshme.

Në çdo rast, të gjitha të dhënat do të merren parasysh në mbledhjen e nesërme të Komitetit të Ekspertëve, ku do të merren vendime në lidhje me hapjen e shkollave më 11 janar.

Më herët sot, autoritetet e Qipros njoftoi zbulimin e rasteve me llojin e mutuar.