Mustafi rikthehet në Serie A, po kërkohet nga skuadra e njohur?

Kuqezinjtë që drejtohen nga Stefano Pioli, vazhdojnë të mbesin të interesuar për afrimin e një mbrojtësi, dhe afati kalimtar i janarit mund të jetë një mundësi e mirë për ta.

Sipas raportimeve të medieve sportive, Milan do të provojë transferimin e Shkodran Mustafit, përcjell lajmi.net.

Mustafi është objektivi i radhës i Milanit, dhe një lëvizje e tillë duket e mundshme, me lojtarin që ende nuk ka vazhduar kontratën me Arsenal.

Mbrojtësi shqiptar ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2021.

Mustafi tek Arsenal është transferuar në verën e vitit 2016 nga Valencia. Ai në të kaluarën ka qenë pjesë e Serie A, ku ka veshur fanellën e Sampdorias.