Mustafa uron Osmanin thotë se zgjedhja e saj nxori në pah ngrohtësinë e koalicionit

Mustafa ka thënë se zgjedhja e Osmanit nxori në pah ngrohtësinë dhe disponimin e deputetëve të koalicionit qeverisës për të përmbushur me besim dhe përkushtim në marrëveshjen e koalicionit.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës zgjodhi Kryetare, znj. Vjosa Osmani, deputete e LDK-së, e cila ishte kandidatja e jonë për kryeministre. Zgjedhja e Vjosës nxori në pah ngrohtësinë dhe disponimin e deputetëve të koalicionit qeverisës për të përmbushur me besim dhe përkushtim marrëveshjen e koalicionit. Urime! IM”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Osmani mori 65 vota derisa pranoi mandatin nga Glauk Konjufca i cili tashmë mban pozitën e ministrit të Punëve të Jashtme.