Mustafa për Sveçlën: Nuk janë ministrat ata që vendosin kush do të arrestohet

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka thënë se e ka befasuar qëndrimi i ushtruesit të detyrës së Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla lidhur me çështjen e kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli.

Ndërsa arriti në Kuvendin e Kosovës për të nënshkruar marrëveshje koalicioni me Fatmir Limajn e Nismës Socialdemokrate, Isa Mustafa tha se nuk vendosin ministrat për arrestimin e asnjë qytetari.

”Më ka habit qëndrimi i ushtruesit të detyrës së Ministrit të Brendshëm sepse ashtu nuk mund askush të shprehet për një deputet”.

”Për asnjë nga qytetarët e Kosovës nuk janë ministrat ata që vendosin se kush do të arrestohet, por janë organet e tjera”.

”Më së paku mund të shprehet ministri për një përfaqësues të qytetarëve të Kosovës”.