Mustafa: Pacolli nuk është i qasshëm

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se mbetet të shihet më vonë për arritjen e marrëveshjes së koalicionit me AKR-në.

Kjo pasi sipas tij, Behgjet Pacolli nuk është i qasshëm.

”Sa i përket AKR-së jemi marrë vesh që ata do ta kenë vend në Qeveri”.

”Meqenëse zotëri Pacolli nuk është i qasshëm, ne nuk kemi arritur të ulemi të diskutojmë, por kemi komunikuar përpara me të dhe mbetet më vonë që ta zgjidhim me të edhe përfaqësimin e tyre në Ministritë që ata kërkojnë dhe pozitat tjera politike”.